Bilall Sherifi, sekretar i përgjithshëm i NISMA-s për Kosovën, thotë se qeveria po i fal tokë Malit të Zi, në mënyrë që ky shtet ta njoh Pavarësinë e Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se e njëjta logjikë është përdorur edhe kur është ratifikuar marrëveshja e demarkacionit me Maqedoninë.
Postimi i plotë:
Është pothuajse e pa mundur të gjesh një deklaratë të qeveritarëve të Kosovës që kur kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikimin e versionit aktual për demarkim të kufirit mes Kosovës dhe Malit të zi, si arsye pse duhet të ratifikohet ky version nuk e përsërisin faktin se Mali i Zi është një shtet fqinj që e ka njohur shtetin e Kosovës.
E njëjta logjikë e justifikimit është përdorur edhe kur është ratifikuar marrëveshja e demarkacionit me Maqedoninë. Përkundër vërejtjeve që bënin ekspertët e fushës në atë kohë dhe protestave që bënin banorët e zonës edhe në atë rast është përdorur i njejti justifikim, se Maqedonia është një vend fqinj që e ka njohur shtetin e Kosovës prandaj nuk duhet të bëjmë shumë zhurmë por duhet ta ratifikojmë. Tani pas kaq viteve, madje edhe ekspertet e komisionit të “pavarur” të Isa Mustafës, dje kosnstatuan se me demarkimin e kufirit me Maqedoninë Kosova ka humbur rreth 3 km territor.
Argumenti se Mali I Zi “është shtet fqinj që e ka njohur shteitn e Kosovës” nuk është kriter të cilin deputetët duhet ta kenë parasysh kur të vendosin për apo kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje. Një logjikë e tillë e justifikimit ngjallë dyshime se Kosova njohjet nga vendet fqinje është e detyruar t’ i paguar me territor. Në bazë kësaj logjike del se si shkëmbim për njohje Maqedonisë ia paskemi dhënë rreth 3 km territor ndërsa Malit të Zi mbi 8000 hektar.
Tash shtrohet pyetja, po kur të bëhet demarkacioni me Serbinë sa territor do të duhet t’i japë asaj Kosova? Me qeveritë si ajo e mëparshmja dhe kjo e tanishmja të cilat kanë pranuar të bëjnë marrëveshje shumë të dëmshme me Serbinë, si në dëm të sovranitetit po ashtu dhe në dëm të integritetit të vendit, gjasat se do të mund të mbrohet i tërë territori i Kosovës janë të vogla.
Nëse do të vazhdohet me këtë logjikë, territor në shkëmbim të njohjeve, askush nuk mund ta dijë më se sa territor do t’i mbetet shtetit të Kosovës derisa të përmbyllet procesi i shënimit të kufijve me shtetet fqinje . Kjo qasje e papërgjegjshme ndaj shetit dhe tokës se saj duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...