Në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta nuk mund të linte jashtë vëmendjes, protestën e opozitës shqiptare, prej 5 ditësh para kryeministrisë.
Meta tha se e respekton protestën për mënyrën paqësore sesi ajo po zhvillohet. Por tha se angazhimi maksimal i LSI-së, i tiji personalisht si kryetar partie dhe kryetar i Kuvendit, do të jetë për një klimë sa më bashkëpunuese mes forcave politike.
Kjo, për të garantuar zgjedhje të lira dhe me standarde, ashtu sikundër për të nisur zbatimin e vettngut, transmeton Express.
“E vlerësoj protestën për mënyrën paqësore, por shpreh shqetësim për çdo mendim që nuk i shërben dialogut politik funksionit të parlamentit dhe vazhdimësisë së reformave kyçe, asaj zgjedhore dhe në drejtësi.
Shpreh angazhimin e LSI por edhe timin si kryetar i saj dhe kryetar i Kuvendit për të dhënë kontributin tonë maksimal për një klimë sa më bashkëpunuese, sepse e ardhmja e vendit tonë në BE, që duhet inkurajuar më shumë se asnjëherë tjetër, kërkon dy elementë kyç, zbatim të vettingut në mënyrë kushtetuese, dhe një klimë konstruktive mirëbesimi dhe garanci maksimale për standardin më të lartë që duhet të arrijnë zgjedhjet e 18 qershoret. Janë kyç për hapjen e negociatave por edhe për zbatimin e reformës në drejtësi në një terren të sigurt dhe tërësisht legjitim”, u shpreh Meta.
Ai ka theksuar se, referimi tek opinioni i Komisionit të Venecias dhe konsensusi mes palëve për reformën në drejtësi duhet të shërbejnë si bazë për reformën.
“Kjo reformë, që do të kërkojë kohën e saj, për ne ka 3 fjalë kyçe: Kushtetuta, ligji dhe transparenca”, theksoi Meta.
Meta theksoi gjithashtu se është mjaft i rëndësishëm edhe thellimi i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.
Ndërkohë në nisje të fjalës së tij, Meta tha se mbledhja e kryesisë së LSI-së ka në fokus platformë elektorale të kësja force politike jo vetëm për zgjedhjet e 18 qershorit 2017 por edhe për 4 vitet e ardhshme.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...