Konsumi i tepërt këcënon sigurinë ushqimore

18:40 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një hulumtim i realizuar në Kanada ka zbuluar se 20 përqind e ushqimit të prodhuar në botë harxhohet kot për shkak të konsumimit të tepërt dhe prishjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit realizuar nga ana e shkencëtarëve të Universitetit Edinburgh, 10 përqind nga ushqimi i cili prodhohet në botë harxhohet më tepër se që ka nevojë, ndërsa 9 përqind prej ushqimit “shkon huq”.

Sipas hulumtimeve të bazuara në të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), theksohet se ushqimi prej miliardë toneve që harxhohet kot për çdo vit, mund të jetë zgjidhje për mungesën globale të ushqimit.

Në hulumtim theksohet se 2,1 miliardë tonë prodhime bujqësore, që përkojnë me gjysmën e prodhimit, “shkojnë huq” për shkak të konsumit më tepër sesa është e nevojshme, teksa edhe humbja në blegtori është shumë e lartë.

Hulumtuesit theksojnë se rritja e kërkesës posaçërisht në prodhimet e mishit dhe ato qumshtore do të ulë produktivitetin në sistemin ushqimor global, duke paralajmëruar se kjo pengon distribuimin e mjaftueshëm ushqimor për popullsinë botërore në rritje.

Po ashtu, në hulumtim është tërhequr vëmendja se përmbushja e nevojave ushqimore në rritje ka shkaktuar emetimin e gazrave që prodhojnë efektin serrë, teksa konsumi i rezervave të ujit në botë ka hapur rrugën për efekte mjedisore të pakthyeshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme