Pas luftimeve për përpjekjen e mposhtjes së Shtetit Islamik nga Mosuli perëndimorë, qindra civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Reuters shkruan se janë parë rreth 200 gra dhe fëmijë duke u transportuar me autobusë nga policia federale ë mërkurën në qytetin e Hammam al-alil, rreth 20 km në jug të Mosulit, ku edhe janë ngritur kampe për të zhvendosurit, transmeton portali arbresh.info.
Forcat irakiane kanë përparuar në disa zona, por luftimet pritet të jenë edhe më të ashpra dhe rreziku për 750 mijë civilë vetëm sa vjen e rritet.
Deri në 400 mijë njerëz mund të zhvendosen nga Mosuli perëndimor, ku banorët tashmë janë duke vuajtur për ushqim dhe për mungesë të karburantit, raporton OKB.
Mosuli perëndimor, në të cilën ndodhet edhe qendra e qytetit të vjetër, me ndërtime antike, është marrë nën kontrollë nga Shteti Islamik në vitin 2014./Arbresh.info
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...