Policia zvicerane ka bastisur disa shtëpi dhe një xhami në jug të Ticinio si pjesë e hetimeve për dyshime në aktivitete islamike, kanë thënë prokurorët federalë.
Më shumë se 100 oficerë kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe një burrë është arrestuar, transmeton arbresh.info.
Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, janë duke u zhvilluar proceduara kundër dy burrave, njëri me nënshtetësi turke dhe zvicerane ndërsa tjetri banor i Turqisë, të cilët besohet se kishin rekrutuar për Shtetin Islamik.
Operacioni ishte pjesë e një hetimi të pavarur zviceran dhe nuk ka lidhje me sulmin me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, që vrau 12 persona në dhjetor të vitit të kaluar.
Zvicra nuk është objektiv kryesor për sulmet islamike për shkak se ajo nuk është pjesë e fushatës ushtarake kundër grupeve si Shteti Islamik, por niveli i sigurisë është ngritur./Arbresh.info
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër