Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë ka reaguar me anë të një komunikate për media për projektin e ndërtimit të 30 shtëpive për rastet me gjendje të rëndë ekonomike në këtë komunë.
Sipas PDK-së nënshkruesi për vazhdimin e projektit për ndërtimin e tridhjetë shtëpive për familjet e dëshmorëve në “Lagjen e Dëshmorëve” në Balloc të Podujevës, me Ministrinë e Punës së Mirëqenies Sociale, kryetari aktual Agim Veliu e merr si meritë të veten.
“Në fakt konkretizimi dhe vazhdimi i këtij projekti daton më herët, qysh nga qeverisja e kaluar kur PDK e udhëhiqte Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pikërisht në këtë qeverisje nga mandati i kaluar, kemi projektin dhe financimin e ngritjes dhe të ndërtimit të shumë shtëpive për familjet e dëshmoreve, por edhe të atyre në nevojë”, thuhet në komunikatë.
Siç thuhet në komunikatën e PDK-së duke iu referuar kumtesës së Kuvendit Komunal në Podujevë, shihet se kryetari aktual përpiqet që t’i diferencoj familjet e dëshmorëve dhe ato në nevojë për çështje elektorale.
“PDK dega në Podujevë, ka bërë përpjekje dhe bën që familjeve të dëshmorëve dhe atyre në nevojë t’ua siguroj kulmin mbi kokë, sepse kështu ne do ta ruajmë dhe të përkujdesemi që baza e shoqërisë – familja të jetë stabile dhe të kenë kushtet elementare për një jetë të qetë dhe pa brenga, pavarësisht nga statusi i saj në shoqëri”, thuhet në komunikatë.
Partia Demokratike e Kosovës dega Podujevë sqaron opinionin publik se përpjekja për të marr meritat e të tjerëve, në këtë rast mundin e PDK-së për ndërtimin e shtëpive për familjet e dëshmorëve, është jo e sinqertë, abuzive dhe në pikë te fundit për qëllime krejtësisht elektorale, të cilat tanimë edhe kryetari aktual e di se zgjedhjet i ka të humbura.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...