Një zyrtar suedez kërkon pushim për seks gjatë orarit të punës

16:49 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ditët e punës duhet të përfshijnë edhe një orë pushim ku njerëzit do të shkojnë në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale, sygjeron një këshilltar i një qyteti në Suedi.

Erik Muskok, anëtar i Partisë Socialiste Demokratike, e ka dhënë këtë propozim gjatë një takimi të këshillit në qytetin verior të Övertorneå, transmeton portali arbresh.info.

Ai beson që seksi gjatë ditëve të punës do të përmisojë mirëqenien dhe do të shtojë numrin e lindjeve në vend.

Në një intervistë për gazetën suedeze, Atonbladet, Muskok ka thënë se më këtë pushim seksi mund të ‘vriten dy zogj me një gur’.

“Lindjet e fëmijëve duhet të inkurajohen”, ka theksuar ai, duke theksuar se ‘seksi gjithashtu është një formë e shkëlqyer e ushtrimeve dhe përmison mirëqenien’.

Sipas tij kjo ide duhet promovuar nga komuna për të inkurajuar punëtorët që të kujdesën për mirëqenien e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme