Qytetarë të pakënaqur ia kishin mësyrë Qeverisë, për t’i parë argumentet sipas të cilave Çakorri dhe Bjelluha, nuk është pjesë e territorit të Kosovës.
Ata të mllefosur me rezultatin e Komisionit të eskpertëve për matjen e territorit, kërkonin që Demarkacioni me Malin e Zi të mos kalojë assesi.
Rasim Mulaj përfaqësues i fshatrave të Deçanit, kishte hyrë në Qeveri për t’u takuar me zëdhënësin e Komisionit Tomor Qela, të cilit donte t’i thoshte se është tradhtar i vendit. Por bashkëvendësit e tij nuk e lejuan të hynte dhe se protestën e tij, ai doli ta shfaq para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Përfaqësues të fshatrave të Deçanit dhe Rugovës, kishin ardhur në Prishtinë, për të shfaqur pakënaqësinë e tyre. Mulaj tha se vendosën të mos hyjnë fare në Qeveri, aty ku gjinden hartat dhe materiale tjera, në bazë të cilave është caktuar kufiri me Malin e Zi, pasi që siç tha ai, këtij komisioni i janë ofruar argumente edhe me herët, por nuk janë marrë parasysh.
“Ky komision këtë matje e ka bërë në mënyrën më arrogante, më falsifikuese, më të drejtë të territorit të Kosovës. sepse territori i Kosovës i ka humbur 8200 hektarë tokë, 82 km2 i ka të humbura.. Me apelu tek deputetët e Kosovës, vllazën dhe motra deputet, populli ua ka qit votën, mos e ratifikoni këtë demarkacion ashtu siç është, as të komisionit të Murat Mehës, as të komisionit të krye akademikut fatkeqësisht Hivzi Islamit, e tjetrit tradhtarit më të madh Tomor Qelës.Këto fjalë ia kam thanë dhe me tre gusht në parlament. Mos u bë si Esat Pashë Toptani, e me i dhanë tokë Malit të Zi, sepse s’ka qenë kurrë në asnjë] hartë, në asnjë dokument, nuk ekziston që Mali i Zi, e ka pasur kullën e Zhlepit. Çka kanë bërë kë]ta, kanë me dhënë përgjegjësi para k]tij populli”, tha ai.
E zëdhënësi i komisionit Tomor Qela, i shpjegonte secilit qytetar, për mënyrën se si ata kanë caktuar vijën kufitare me Malin e Zi.
“A po pajtohesh me mua që në këtë hartë Çakorri e Bjelluha janë jashtë…i nderuar profesor kjo hartë është e punuar në vitin 1969, jep pjesën e zonave kadastrale të komunës së Pejës, Hagjaj, Kuqishtë, Drelaj. Kjo hartë kemi përputhje njëqind për qind”, tha ai.
Por kjo nuk po e bind aspak pensionistin Nijazi Hoxha, i cili kishte ardhur në sallën e Qeverisë, për t’i parë hartat të cilat i ka ekspozuar komisioni qeveritarë , për të gjitha ata që duan t’i shohin të dhënat dhe argumentet, mbi të cilat është bazuar komisioni për matjen e territorit të Kosovës.
Me gjithë mundin për shpjegim, Qela nuk arriti ta bind Hoxhajn, se matjet janë të sakta.
“Ka hala dokumente që duhen të shtjerrën, drejtorisë së rrugëve, sepse ato kanë qenë projekte të Serbisë jo të Kosovës…Unë veç bisedova, se më shumë më interesoj çka është paraqitur…Jo burrë unë jam i pakënaqur me Ahtisarin që ka shku në Vjenë nuk ka shku kompetent…Nuk jam bre burrë i kënaqur as me Demarkacionin, sepse nuk ka pasur transparencë. Me pas pas prej fillimit sigurisht që krejt sot kishim me pranu s’kish me pas kurrfarë problemi. Që nga Vjena nuk ka transparencë këtu. Kjo është e fundit, kjo është shumë vonë“, tha ai.
Derisa brenda në ndërtesë të Qeverisë vazhdonin shpjegimet e Qelës, duke u munduar t’i bind qytetarët që kjo matje është e saktë, përfaqësues nga fshatrat e Deçanit e Rugovës, protestonin jashtë, duke qenë këmbëngulës që këto të dhëna janë të pasakta dhe se ata nuk do të rrinë duarkryq.
Ali Lajçi thotë se varianti i cili është paraqitur nga Komisioni, është i kontrabanduar
“Ky variant është i kontrabanduar. Madje kjo ngutje e ky kamuflim me këtë matje e cila nuk paraqet seriozitet as metodologji, por vet komisioni është komision xhuxh i mbetur, i cili ka provuar me kamuflu çështjen e territorit që nuk e di as ku i ka kordinatat as vijat tjera dhe del një diletantizëm i tyre…Është e papranueshme kontrabanda nëpërmjet kushtëzimit të vizave…Me ratifiku një variant të tillë me zbritje pesë deri gjashtë km në territor të Kosovës, është gjithçka e turpshme. Besojmë që Kuvendi dhe deputetët , nuk duhet ta bëjnë këtë…Do të ketë dhe organizime të tjera, të gjitha që e pengojnë, çka janë demokratike e tjera, protesta të gjitha llojet e rezistencës, që mund ta pengojnë këtë akt të turpshëm..Të gjithë janë kundër dhe kanë me pas telashe, mos të na shtinë në krizë politike të thellë ”, tha ai.
Edhe Mujë Rugova i cili thotë se ka shtëpinë në Haxhaj thotë se assesi nuk do t’i japin bjeshkët e tyre.
“Këto fakte janë paraqit me tre gusht por nuk i kanë marrë për bazë. Kjo është rruga Pejë Kullë, kufiri Mali i Zi-Kosovë, është në kullë…këta nuk ka për mua, të tana i jep, ato bjeshkë nuk i japim. Kjo është shkalla e parë e protestës, përndryshe këta nuk mund të vënë aty gurë në ato toka, e kanë të fshime. Haxhaj, Kuqishtë, Bogë, Rrafshi i Dukagjinit deri në kullë janë tokat tona. Po i pyes tash këta drenicakët a ka kush listë poseduese për Golesh ose Çiçavicë. Ose a ka Isa Mustafa a ka kush prej prishtinalive lista posedues për malet e Gërmisë ”, tha ai.
Ndryshe, hartat dhe materialet e Komisionit për matje të territorit, do të qëndrojnë në Qeveri deri të premten dhe qytetarët dhe kushdo që është i interesuar mund të jetë vizitor, për të ofruar argumente shtesë dhe të dëgjojnë sqarime për punën e këtij komisioni nga Tomor Qela.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...