Pastrimi i shtëpisë nuk është aq i thjeshtë si duket. Këtë gjë e kuptojmë më së miri kur provojmë të ndihmojmë mamatë apo dhe ta bëjmë vetëm. Për çdo problem specifik duhen detergjentë të posaçëm , të cilët jo rrallëherë rëndojnë buxhetin e shpenzimeve të një familjeje. Living sjell për ju disa truke shumë të thjeshta që do ju bëjnë të jeni një zonjë shtëpie e vërtetë duke kursyer.
• Vjen një moment që të gjithë dyshekët dëmtohen dhe bëhen pis. Sigurisht që nuk ekziston makinë larëse e përmasave të tyre. Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Hidhni sodë buke mbi sipërfaqen e dyshekut dhe lëreni të veprojë për disa orë. Më pas fshijeni me fshesë me korent. Të gjitha njollat dhe erërat e këqija do të largohen.
• Dërrasa e prerjes së perimeve mund te jetë objekti më i përdorshëm në kuzhinë. Imagjinoni si bëhet pasi keni grirë qepë, majdanoz dhe kreni prerë mish. Për ta pastruar shpejt, duhet ta fërkoni me kripë dhe një gjysmë limoni. Më pas lëreni të thahet.
• Pas një dushi të ngrohtë mos harroni të pastroni telefonin e dushit apo rubinetin. Nuk ka nevojë për produkte të shtrenjta, mjafton t’i fërkoni me lëng limoni dhe më pas t’i fshini me letrën që përdoret për depilim. Njollat e ujit do të zhduken menjëherë.
• Shenjat e vajit në veshje janë makthi i të gjithëve. Shpeshherë harxhojmë sa qimet e kokës në pastrim kimik dhe rezultati është po ai. Merrni një shkumës dhe copëtojeni. Pluhurin e tij vendoseni mbi njollë dhe lëreni ta përthithë për 1 deri në 2 orë. Kjo metodë vepron shumë shpejt mbi njollat e sapoformuara.
• Hekuri i rrobave mbledh shumë papastërti në pjesën e tij të poshtme. As mos e çoni ndër mend ta fërkoni me tel enësh sepse do e nxirrnit jashtë përdorimit. Ju njohim me një truk shumë thjeshtë. Në një letër pjekjeje shtoni 5-10 lugë gjelle me kripë. Ndizeni hekurin në temperaturën e tij maksimale dhe kalojeni mbi kripë për disa minuta.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...