Lumezi kërkon zbardhjen e vrasjeve të personave publikë

16:10 | 22 Shkurt 2017
M. A.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur sot takim me kryeprokurorët e prokurorive Themelore, Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Apelit.

Ndër të tjera gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi sërish kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, që të rishikojnë lëndët e vrasjeve të personave publik dhe të ndërmarrin veprime të nevojshme për zbardhjen e këtyre rasteve, edhe pse shumica nga këto raste janë trajtuar në kohën e kryerjes së veprave penale dhe nuk është arritur të zbulohet identiteti i kryesve të këtyre veprave penale.

Gjatë këtij takimi sipas kërkesës së kryeprokurorit Lumezi të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, raportuan për muajin janar të këtij viti për punën e prokurorive që i drejtojnë, si dhe për punën e secilit prokuror të asaj prokurorie.

Vetëm gjatë muajit janar në Prokurorinë e Apelit 447 lëndët e pranuara në punë kanë përfunduar.

Ndërkaq, shtatë prokuroritë themelore gjatë muajit janar 2017 kanë pranuar në punë 1838 lëndë dhe kanë përfunduar 2824 lëndë, që do të thotë se prokurorët kanë përfunduar 986 lëndë më shumë sesa kanë pranuar në punë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar në punë 755 lëndë dhe ka zgjedhur 1214;

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar në punë 188 lëndë dhe ka zgjedhur 440;

Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar në punë 226 lëndë dhe ka zgjedhur 194;

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka pranuar në punë 143 lëndë dhe ka zgjedhur 189; Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pranuar në punë 46 lëndë dhe ka zgjedhur 161;

Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar në punë 187 lëndë dhe ka zgjedhur 240;

Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar në punë 293 lëndë dhe ka zgjedhur 386./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme