Google ADS

Ivanoviq: Do ta dëshmoj që jam i pastër

16:13 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Oliver Ivanoviq i akuzuar për krime lufte në Kosovë orë më parë vendosur nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të mbahet në arrest shtëpiak, transmeton portali arbresh.info.

Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare, ka thënë për gazetarët në Mitrovicë se ai ka për të luftuar për të provuar pafajësinë e tij dhe se të gjithë e dinë që ai nuk e ka bërë atë për të cilën akuzohet.

“Unë kam për të luftuar për të provuar se jam i pafajshëm. Të gjithë ata që më njohin, serbët dhe shqiptarët e dinë se unë nuk kam asgjë të bëjë me këtë, por unë duhet ta bindë panelin. Kjo është një kohë e vështirë, por unë do ta kaloj”, tha Ivanoviq me të mbërritur në banesën e tij./Arbresh.info

Të ngjashme