Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço Kokëdhima u takua sot në orën 12.00, me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
Takimi, i cili u mbajt në një prej hoteleve më në zë në tiranë zgjati rreth 45 minuta. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Kokëdhima u shpreh se “Takimi me z.Agron Duka ishte një kafe miqësore, sepse ne jemi miq te hershëm. Por ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet tona për situatën politike”.
Kokëdhima ka nisur prej nëntorit të shkuar bashkëbisedimet me bazën e PS-së për të prezantuar lëvizjen “Zgjidhja” e cila synon të reformojë dhe modernizojë PS-në si dhe të heqë partitë nga sundimi i kryetarëve.
Pjesëmarrësit në bashkëbisedimet e Kokëdhimës kanë mundësi që të firmosin nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”. Ndërsa Duka, ish-ministër i Bujqësisë në kohën e kryeministrave Meta dhe Nano drejton PAA-në e cila është aleate në PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...