Gjatë një kontrolli të ushtruar nga efektivët e policisë së Dibrës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, në vendin e quajtur “fushë-Kastriot”, në një banesë të pa banuar , ditën e sotme është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 38 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e paketuar, rreth 100 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva e pa përpunuar dhe një sasi mbetjesh të kalbura të bimëve narkotike.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet e policisë 3 persona ku po merren në pyetje nga Specialistët për Narkotikët.
Policia thotë se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve.
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...