Jose Mourinho ka deklaruar se ka rënë në “dashuri” me detyrën në Manchester United, por ka përqeshur raportet se mund të rikthehet në Real Madrid.
Mediat spanjolle raportuan se trajneri portugez, i cili menaxhoi klubin në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë viteve 2010 – 2013, do të jetë shënjestra kryesore e “Los Blancos” nëse Zinedine Zidane largohet nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
“Kam kontratë edhe për dy vite në Manchester United dhe përderisa United nuk dëshiron që unë të largohem, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Më pëlqen të punojë me këtë klub”, u tha Mourinho gazetarëve.
Ish trajneri i Portos, Chelseat dhe Interit mund t’i sigurojë skuadrës së tij titullin në ‘EFL Cup’ nëse mposhtë në finale Southamptonin të dielën./arbresh.info
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’