“Deputeti i Parlamentit Europian dhe reporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në nje konference shtypi sipas mediave nder te tjera ka deklaruar sa vijon:
“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha deputeti i parlamentit Europian që vizitoi Tiranë këto dy ditë.”
Me këtë rast, duke shprehur me sinqeritet vlerësimin tim të palëkundur për kontributin e tij qenesor personal dhe te Parlamentit Europian ne dekriminalizimin por dhe probleme te tjera te vendit, me duhet t’i them se deklaraten e tij e konsideroj te ngutur dhe te pa bazuar per arsyet qe vijojne:
– Deklaratat e mia per Xhorxh Soros dhe mafien e tij, si nje rrezik madhor per demokracine shqiptare jane te bazuar jo ne hamendje por ne dokumenta autentike te pakundershtueshme nga te gjithe ata qe duan te besojne te verteten.
– Denoncimet e mia ne parlamentin shqiptar ndaj veprimeve mafioze te Soros dhe neëorkut te tij ne Shqiperi, te bazuara ne dokumenta dhe fakte, datojne vite me pare dhe nuk kane lidhje me polemiken e sotme qe zhvillohet ne SHBA per veprimtarine e kryespekullantit te planetit.
– Xhorxh Soros perfaqeson sot miliardierin qe ka korruptuar me shume se kushdo tjeter mbi toke politikane, personalitete lokale dhe nderkombetare ne vendet ishkomuniste por edhe ne vende te tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individe dhe grupe ne institucione serioze nderkombetare te vendosura ne kryeqytete te vendeve te ndryshme perfshi ketu Berlinin!
Ne kete kontekst, mendoj se jo hedhja poshte me apriori apo paragjykime te zerave qe kerkojne nje te vertete tronditese, por hetimi me transparence nga parlamenti europian dhe parlamente te vendeve te interesuara duhet te ishte pergjigja e duhur dhe respekti i detyruar nga e verteta.
Se fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetem nje qellim; te mbroje nje te vertet qe e vleresoj se ka interes te padiskutueshem per vendin tim por edhe miqte e mi kudo qe jane!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...