Qëndrimi ulur para tavolinës së punës për 8 orë ose më shumë mund t’u shkaktojë punonjësve të zyrës dhimbje të shumta nëse nuk lëvizin mjaftueshëm gjatë ditës.
Nëse jeni një nga ata persona që nuk bëni pushime të rregullta për t’i mbajtur gjymtyrët aktivë, ka një mënyrë tjetër për të shpëtuar nga dhimbjet e kockave të shkaktuar nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë.
Dietologia Shona Wilkinsonm, dr. Marilyn Glenville dhe Cassandra Barns shpjegojnë se për të shpëtuar nga dhimbje e kockave, e rëndësishme është të ulni inflamacionin.
Dhe në këtë rast ka shumë rëndësi dieta ushqimore që ndiqni. Ekspertët kanë zbuluar disa nga ushqimet që luftojnë inflamacionin dhe lehtësojnë dhimbjet e shkaktuara nga qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Shona, dietologe tek SuperfoodUK.com, thotë: “Ku ka dhimbje, ka thuajse gjithmonë inflamacion”.
“Ajo çfarë nuk duam është që inflamacioni dhe dhimbja të bëhen kronike dhe afatgjate, pasi mund të kenë efekt negativ në shëndetin tonë”.
“Inflamacioni dhe dhimbja kronike mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm. Megjithatë ne mund ta ndryshojmë këtë me ushqimet që hamë”.
Manaferrat
“Shumë lloje të manaferrave janë të pasur me përbërës të quajtur antocianinë, që u japin ngjyrat e kuqe dhe vjollcë”, thotë dietologia Shona.
“Antocianina ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat janë arsyeja kryesore që manaferrat njihen si superushqime”.
Ananasi
“Ananasi përmban një substancë të quajtur bromelain, një enzimë (ose më mirë një përbërje enzimash) që ka veti anti-inflamatore”, shpjegon Shona.
Panxhar
“Panxhari përmban disa përbërës të tjerë anti-inflamatorë, të quajtur betalaine”, thotë Cassandra.
“Ata mbrojnë edhe zemrën gjithashtu”.
Lakra e kuqe
“Lakra e kuqe është e lartë në pigmentet antocianinë, të ngjashëm me ato që gjenden tek manaferrat. Është gjithashtu një nga perimet më të pasura me vitaminë C. Konsumojeni sallatën e kuqe si sallatë për t’i përfituar më shumë lëndët e saj ushqyese.
Perimet e jeshilta
“Perimet e jeshilta, si spinaqi, sallata, kale janë të pasur në karotenoide dhe flavonoide, të cilat kanë veti anti-inflamatore. Ato janë gjithashtu të pasur në mineral, si magnezi, që forcojnë muskujt dhe kockat dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve.
Perimet ngjyrë portokalli
Perimet ngjyrë portokalli, si karota, patatet e ëmbla, kungulli, janë shumë të pasura në karotenoide, një tjetër familje e substancave që kanë veti anti-inflamatore.
Disa nga këto karotenoide, si beta-koretene, mund të konvertohet gjithashtu në vitaminë A në trup, që është e rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të sistemit imunitar.
Peshku i yndyrshëm
“Peshku i yndyrshëm, si salmoni, sardelet, skumbri, përmbajnë acidet yndyrore omega 3 EPA dhe DHA.
“Këto acide nuk janë të mira vetëm për zemrën, por njihen edhe për vetitë anti-inflamatore.
“Për më tepër, peshqit e yndyrshëm janë një nga burimet më të mira të vitaminës D. Kjo vitaminë është e rëndësishme për balancimin e sistemit imunitar, që ndihmon për parandalimin e inflamacionit kronik”.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...