Kreu i institucionit të futbollit në vendin tonë ka udhëtuar në Beograd tri ditë më parë.
Pranimi i kandidaturës për zgjedhjet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s ka vënë në lëvizje numrin një të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Kreu i institucionit të futbollit në vendin tonë ka udhëtuar në Beograd tri ditë më parë. Qëllimi i takimit ka qenë për të biseduar me Tomislav Karaxhiç në lidhje me votën e Federatës Serbe të Futbollit në votimin për anëtarët e komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Pak ditë më parë persona të autorizuar nga numri një i federatës së futbollit të vendit tonë kishin takuar ish-legjendën e Milanit, Dejan Saviçeviç, i cili aktualisht është kreu i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Së fundmi, vetë presidenti i FSHF-së ka udhëtuar drejt Serbisë, në Beograd për të takuar nga afër kreun e Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me votimin që do të kryhet në Helsinki më 5 prill, raporton Panorama Sport.
Në këtë votim janë 13 kandidatë nga të cilët do të zgjidhën vetëm tetë për të qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...