Google ADS

Zyrtare: Jahmir Hyka prezantohet në ekipin e ri (FOTO)

13:09 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, është prezantuar në skuadrën amerikane San Jose Earthquakes, raporton Arbresh.info.

“Ai është këtu. Hyka për herë të parë gjendet në shtëpinë më të re”, ka shkruar skuadra amerikane në llogarinë zyrtare në Facebook.

Hyka transferohet në SHBA nga skuadra zvicerane e Luzernit.

Lojtari i parë i kombëtares shqiptare që ka qenë pjesë e MLS-së amerikane ishte sulmuesi Hamdi Salihi, që kishte djersitur fanellën e DC Unitedit. /Arbresh.info

bb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme