Tre nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dhënien e shenjave të gishtave janë paraqitur pranë policisë shkencore.
Artan Gaçi i PS, Omer Mamo i PDIU dhe Mhill Fufi (i përjashtuar nga grupi i PD) kanë dhënë shenjat dhe janë fotografuar sipas kërkesës së prokurorisë.
Brenda 5 ditëve të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe Aqif Rakipi (PDIU), Gledion Rehovica (LSI) dhe Armando Prenga (PS).
Sipas prokurorisë, 6 deputetët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale në vendet e BE –së. Shenjat e gishtave dhe fotografitë do t’u dërgohen agjencive europiane të zbatimit të ligjit, Europol dhe Interpol.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji