Fatime Fetai: Do ta paguaj gjobën prej 2000 euro me kënaqësi të plotë

11:19 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Prokuroja Fatime Fetai, në dalje nga seanca gjyqësore, e pyetur nëse do ta paguaj dënimin prej 2000 euro, e shqiptuar nga gjykatësja Tatjana Mihajllova, tha se “gjobën do ta paguaj me kënaqësi”, raporton SHENJA.

Përndryshe, gjatë seancës së sotme, prokurorja speciale Katica Janeva, dhe prokurorja Fatime Fetai u dënuan me nga 200 euro për shkak, siç ka thënë gjykatësja “ofendimeve dhe mosrespektin ndaj saj”.

Prokuroret kanë akuzuar gjykatësen se ka bërë falsifikat të procesverbalit nga seanca e kaluar për gjykimin për protestat e dhunshme para komunës Qendër./SHENJA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme