Një veteran i martuar i ushtrisë është arrestuar për përgatitje të një sulmi të stilit të ISIS-it në Kansas.
Roberto Lorenzo Hester Jr, 25 vjeçar nga Kolumbia, Missouri është arrestuar pasi u takua me agjentë të fshehtë të FBI-së që shtireshin si terroristë, transmeton portali arbresh.info.
FBI filloi ta mbikëqyr në muajin gusht pasi morën një informatë përmes llogarive në mediat sociale ku ai përshkruante urrejtjen e tij ndaj SHBA-ve dhe se si ishte konvertuar në islam.
Ai thuhet se ishte pajtuar të furnizonte me armë dhe të ndihmonte në organizimin e një sulmi terrorist në Ditën e Presidentëve në stacione trenash dhe autobusësh në Kansas City.
Byroja kishte hetuar Hester për muaj të tërë, ku kishte thënë se donte të niste një “xhihad botëror” dhe se do të ‘përmbyste’ SHBA-të.
Nën katër emra të ndryshëm në Facebook, ai thuhet të ketë përshkruar urrejtjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara.
“ISIS-in e ka krijuar SHBA-ja dhe qeveria izraelite. Një mysliman i vërtetë asnjëherë nuk do të bënte vetëvrasje gjatë Ramazanit në xhaminë e Profetit (S.A.V.S)”, shkruante në një nga llogaritë veterani./Arbresh.info
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor