Google ADS

Veseli takoi presidentin e Amerikës Donald Trump

09:39 | 22 Shkurt 2017
M. A.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, është takuar me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton portali Arbresh.info

Veseli ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, fotografinë e takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump, pak ditë pas kthimit të tij nga Washingtoni.

Ai ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane.

“Të dashur miq, Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë”, ka shkruar Veseli./Arbresh.info

16923986-10212000080467373-1081628162-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme