Meek Mill dhe Drake që kanë performuar në disa koncerte bashkë, duket se janë grindur për shkak të dashurisë që kanë për Nicki Minaj.
Në një intervistë për DJ Semtex Drake tha “Nuk ka qenë asnjëherë fokusi im që ta mos respektoj apo ta përdor Nick-i, kjo nuk është në karakterin tim.”
Nicki dhe Meek Mill kanë disa kohë që janë në lidhje së bashku, të cilët kanë krijuar dhe disa bashkëpunime të suksesshme së bashku si “Buy A Heart” dhe “All Eyes On You.”
Sipas debateve, dyshohet që ajo e ka tradhtuar reperin Meek me Drake.
Ndryshe, Drake kohët e fundit ishte raportuar se është në lidhje me Jennifer Lopez-in.
Megjithëse, kishin shumë pozime së bashku, këngëtarët nuk kishin pranuar publikisht se janë në lidhje apo janë miq të mirë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë