8 arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

08:16 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info
Është normale pas një dite të gjatë të ndiheni të lodhur, por kur kjo gjendje vazhdon për shumë kohë, ka diçka për t’u shqetësuar.
 Ndonëse nuk është një sëmundje, ndjesia e lodhjes njësoj si këto të fundit mund të shndërrohet në kronike e pas saj mund të fshihen shumë arsye. Stili i jetesës, mungesa e gjumit, veprimtaria sportive mund të na shterojnë energjitë, por ajo që nuk dimë është se gjëra edhe më të thjeshta si dehidratimi, apo mungesa e hekurit mund të na lodhin edhe duke ndenjur shtrirë. Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës

1.Sëmundjet si: Anemia, hiperaktiviteti i tiroideve, diabeti, depresioni artriti rheumatoid mund të na krijojnë gjendje debulese duke na shteruar energjite.

2.Dehidratimi

Trupi i njeriut ka nevojë për ujë në mënyrë që të kryejë çdo funksion. Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë, kjo gjë do të ndikojë në metabolizmin tuaj duke e ngadalsuar.

3.Temperatura e ambientit është shumë e lartë

Nëse jeni duke qëndruar në një dhomë të nxehtë me shumë mundësi do të ndiheni të lodhur.

4.Vuani nga alergjitë

Hundë të zëna, kruajtje fyti , teshtima… Kjo gjendje alergjie duket se shteron çdo grimë energjie nga trupi juaj.

5.Çrregullime të tiroideve

Nëse ndiheni të lodhur çdo moment të ditës dhe pse mund të keni ngrënë apo të keni fjetur mjaftueshëm, mund të jetë shenjë e çrregullimeve të tiroideve.

6.Keni nevojë për hekur

Mungesa e këtij minerali kaq të rëndësishëm ndikon drejtëpërdrejtë në humorin dhe energjinë tuaj.

7.Drita e diellit

Nëse trupi juaj nuk përthith rrezet e diellit për të paktën 30 minuta në ditë, kjo gjë do të reflektohet me lodhje dhe ndjesi të këputjes.

8.Mbiekspozimi ndaj dritës artificial

Nëse shpenzoni shumë kohë përpara pajisjeve elektronike, këto të fundit do të “vjedhin” të gjithë energjinë tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme