“Home” produksioni parë kosovar që shpërblehet me BAFTA

07:41 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

DokuFest sot mbanë konferencë për media, ku do të flitet për shpërblimin e filmit të shkurtër “Home” me çmimin prestigjioz BAFTA, në kategorinë e filmave të shkurtër.

Në konferencë do të flasin një pjesë e ekipit të filmit nga Kosova, përfshirë edhe producentin Shpat Deda dhe regjisorin Daniel Mulloy.

“Home” është bashkë-produksion i DokuFest, Somesuch dhe Black Sheep Studios me aktorët Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Filmi 20 minutësh është xhiruar në Kosovë dhe Britani të Madhe dhe e thekson gjendjen e refugjatëve dhe dhunës me të cilën përballen qindra mijëra njerëz në të gjithë globin.

“Home” është i pari produksion kosovar, i cili shpërblehet me BAFTA ndërsa filmi pati një sukses të madh nëpër botë pas publikimit në kinematë e Britanisë së Madhe, përfshirë triumfin në mbi 15 shpërblime në festivale botërore dhe nominimin në Akademinë Evropiane të Filmit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme