Shenja e ndalimit dikur ishte e verdhë?

00:50 | 22 Shkurt 2017
Arbresh.info

Të gjithë e njohim ngjyrën e kuqe si ngjyra e rrezikut, dhe të gjitha shenjat paralajmëruese përfshirë edhe shenjën ndaluese “Stop” kanë këtë ngjyrë

Por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Shenja e parë STOP u shfaq për herë të parë në Detroit në vitin 1915. Kishte disa ngjyra të ndryshme që u përdoruan për këtë shenjë deri në vitin 1920, kur ishte marrë vendim që ngjyra e verdhë të bëhej standard për një vizibilitet më të madh gjatë ditës dhe natës.

Duhet të kujtojmë se kjo ishte disa kohë para zbulimit të ngjyrëz vezulluese, prandaj ngjyra e kuqe ishte pak e vërejtshme gjatë natës, shkruan rtv21.tv.

Deri në vitin 1954, shenjapunuesit ishin në gjëndje që të prodhojnë një shenjë të kuqe të qëndrueshme nga shlyerja, kështuqë ngjyra e shenjës STOP ishte ndryshuar nga e verdha në të kuqen që e përdorim edhe sot. Kjo ndihmoi që të dallojmë edhe shenjën ndaluese STOP nga disa shenja tjera paralajmëruese që kishin ngjyrë të verdhë.

Kjo më vonë u përshtat edhe me ngjyrat e semaforit, ku e kuqja është ngjyra e ndalimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme