Shfrytëzuesi i rrjetit Imgur ka botuar një postim i cili shumë shpejt është fshirë, në të cilin është prezantuar si ish-anëtar i shoqërisë sekrete Iluminati, ndërsa publikimi i tij rrodhi menjëherë në mediat botërore.
“Për vite kam jetuar me bindje, motive dhe aksione të iluminatëve, por kohëve të fundit me të vërtet ishte e tepërt dhe isha i detyruar që të ndërpres kontratën”, e nis rrëfimin e vet, në të cilin pretendon se ka qenë i rekrutuar që 19-vjeç dhe, pas 47 vjetëve u detyrua që të dalë nga iluminati.
Ky burimi i paidentifikuar zbuloi se personazhet historikë si Leon Trotsky, Abraham Linkoln dhe Sadam Hysein, gjatë konflikteve janë fshehur në hapësirat e shoqërisë sekrete.
“Në botë ekzistojnë 439 bunkerë të cilët i kontrollojnë dhe i mirëmbajnë iluminatët. Më i madhi është në Sao Paolo në Brazil, në të cilin mund të strehohen 5000 njerëz dhe aty mund të mbijetojnë 10 vjet. Kam qenë aty dhe është më i madh së që dikush mund të imagjinojë. Në rast të luftës nukleare globale, katastrofës së madhe natyrore apo çfarëdo katastrofe tjetër, 5000 njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm do të kërkojnë shpëtim atje”, pretendon ai, dhe zbulon se në mesin e anëtarëve nuk është presidenti i SHBA-së Barack Obama. Por kolegu i tij rus, Vlladimir Putin, është dhe detyra e shefit të Kremlinit është gjoja të kontrollojë Azinë.
Ai ka folur edhe për teoritë e tjera konspirative dhe ka treguar se zbritja në Hënë në vitin 1969 vërtetë ka ndodhur, por ka rusët kanë mbërritur atje shtatë vjet para amerikanëve, si dhe njerëzit brenda “ shoqërisë së mendimtarëve të lirë” kanë drejtuar ethet e Spanjës më 1918, SARS-in dhe gripin e shpendëve.
Video-dokumentarin për iluminatët mund ta shikoni këtu: