Bavaria do të ndalojë vendosjen e shamisë në vendet publike

00:05 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Bavaria do të ndalojë vendosjen e shamisë nëpër shkolla, universitete, nëpër institucione dhe në qendra të votimit.

Ky veprim vjen shtatë muaj para zgjedhjeve federale, ku temat mbi emigracionin pritet që të zënë një vend të rëndësishëm gjatë fushatës parazgjedhore, transmeton portali arbresh.info.

Partia simotër e kancelares gjermane Angela Merkel është e shqetësuar rreth humbje së votive karshi partisë anti-emigracion AFD.

“Komunikimi nuk ndodh vetëm përms gjuhës, por edhe përmes shprehjeve të fytyrës dhe gjesteve”, ka thënë Ministri i Brendshëm bavares, Joachim Hermann.

“Mbulimi i fytyrës është në kundërshtim me kulturën tonë të komunikimit”, ka shtuar ai.

Në dhjetor, kancelarja gjermane Angela Merkel, bëri thirrje për ndalim të mbulimit të fytyrës ‘kudo që është e mundur’./Arbresh.info

Të ngjashme