Berisha gjen një premtim të mbajtur të Ramës

23:29 | 21 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë “bilancin” Kryeministrit aktual Edi Rama mbi premtimet e bëra në fushatën e vitit 2013.

Berisha është shprehur se 40 premtimet që ka bërë në fushatë, nuk janë mbajtur. Por ish-Kryeministri nuk i ka mohuar Edi Ramës një premtim të mbajtur sipas tij.

Berisha tha se Rama, sikurse premtoi se do hiqte TVSH-në e ilaçeve, e ka bërë, por prap se prap çmimet e ilaçeve sot janë më të shtrenjta se në kohën kur Rama mori detyrën e Kryeministrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme