Basha lë jashtë Vlahutin, hap zyrën vetëm për Fleckeinstein

23:09 | 21 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim kokë më koë me reportuesin e PE-së, Knut Fleckenstein. Ky i fundit ka qenë i shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE-së në Tiranë.

Basha lë jashtë zyrës ambasadoren Romana Vlahutin.

Kjo gjë është bërë e ditur për SYRI.net nga burime pranë takimit. Në një farë mënyre edhe vetë Basha u shpreh se kishte zhvilluar një takim, kokë më kokë me Knut Fleckenstein

 

Reagimi pas takimit i Kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

“Ishte një takim i mirë, folëm kokë më kokë për 45 minuta, ku diskutuam problematikën në vend, domosdoshmërinë për të garantuar zgjedhjet si një kauzë jetike për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

 

Zgjedhjet kërcënohen nga krimi, korrupsioni dhe shit­blerja e votës, nga mos zbatimi i dekriminalizimit. Nga lirimi i bandave dhe i banditëve me urdhër kryeministror jemi para një kolapsi total, i vetmi institucion përgjegjës është qeveria. I shpjegova zotin Flackenstein vendimin për mos u tërhequr nga vendimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike, ndaj PD është e vendosur të jetë me qytetarët dhe pranë qytetarëve deri në realizimin e këtij qëllimi.

 

Këto ishin ato çfarë diskutuam, si dhe sqaruam çështjen e krimit dhe të drogës që qarkullon në Shqipëri. Në këto kushte s’ka zgjidhje tjetër përveç një qeverie teknike si dhe opozita nuk do të jetë pjesë e një parlamenti fasadë. Unë i thashë Knutit, se në këtë parlament ta kriminalizuar opozita nuk ka vend, për sa kohë zgjedhjet janë në rrezik. Ne do të kthemi në parlament vetëm kur ti japim shqiptarëve një qeveri që garanton zgjedhje të lira.

 

Zoti Flackenstein nuk ka ardhur në Tiranë për të negociuar, e falënderova për rezolutën në PE e cila flet qartë për problemet e Shqipërisë. PD është krenare për kontributin që ka dhënë në reformën në drejtësi. Mazhoranca Rama­Meta deklaroi se 7 ligjet do i miratonin me konsensusin me opozitën, por nuk ndodhi kështu. Or sot prioritet janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

Reforma u pengua kur 7 ligjet u kaluan duke përjashtuar opozitën. Kur e përjashton opozitën çfarë kërkon prej saj. PD nuk mund të pranojë asnjë fasadë e cila do të sjellë zgjedhje me kriminelë, ky është vendim i madh qytetar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë aspiratë e çdo shqiptari të ndershme, ne nuk pranojmë zgjidhje fasadë.

 

Ka dy rrugë, ose do të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme, ose qytetarët do të vazhdojnë qëndresën. PD nuk do të lejojë zgjedhje fasadë, kësaj do ti shkojmë deri në fund”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme