Është interes strategjik i popullit dhe shtetit të Kosovës, që sa më shpejtë të ratifikohet marrëveshja me një shtet mik siç është Mali i Zi.
Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli, i pyetur nga Ekonomia Online pasi komisioni për matjen e territorit doli me raport, e në të cilin u gjet se Kosova me demarkacion nuk humb territor, porse Qakorri mbetet jashtë Kosovës.Veseli tha se Kosova ka nevojë të përmbush obligimet e veta të cilat i ka si shtet i pavarur dhe sovran, duke bërë thirrje edhe një herë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Kosova ka nevojë të përmbush obligimet e veta të cilat i ka si shtet i pavarur dhe sovran dhe ka nevojë ta shënjojë kufirin e vet në procesin e forcimit të sovranitetit. Momentin kur e ratifikojmë demarkacionin me Malin e Zi, do të kemi vetëm një pjesë të territorit të pa përcaktuar, atë me Serbinë”, tha ai.
Ai siguroi se me Malin e Zi do të ketë vetëm partneritet dhe fqinjësi të mirë, duke pohuar se asnjëra palë nuk ka pretendime territoriale, por vetë raporte si dy vende të pavarura dhe sovrane.
“Mali i Zi nuk guxon assesi të rrëshqet në influencën pro serbe dhe presionit i cili po ushtrohet nga çarqet proruse. Këtë ne si Kosovë e ndjekim si shqetësim dhe njëkohësisht e sigurojmë Malin e Zi se me Kosovën do të ketë vetëm partneritet dhe fqinjësi të mirë dhe se nuk kemi pretendime territoriale si dy vende të pavarura dhe sovrane”, tha Veseli.
Kryeparlamentari Veseli këto deklarata i bëri në Tiranë ku qëndroi për vizitë dyditore, më ç’rast u prit nga krerët shtetërorë, por edhe liderë të partive politike.
https://vimeo.com/205080471
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...