Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë, kanë rënë dakord se nuk mund të bëhen lëshime për krijimin e një shteti palestinez.
Takimi mes dy vendeve arabe kanë nënshkruar traktat të paqes me Izraelin, pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sugjeroi se nuk do të këmbëngulë për krijimin e shtetit palestinez si marrëveshje për paqe në Lindjen e Mesme, transmeton portali arbresh.info.
“Të dy palët kanë diksutuar për mundësitë e nxitjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas ardhjes në pushtet të presidentit amerikan Donald Trump,” thuhet në deklaratën presidenciale të lëshuar nga Kajro.
“Zgjidhja me dy shtete, me një shtet palestinez, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të saj është parim nacionalist që nuk mund të pranohet,” thuhet më tej në deklaratë.
Deklarata ishte si një përgjigjje e qartë për takimin mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump, ku presidenti i SHBA-ve shfaqej i tërhequr nga angazhimi i kahmotshëm i Amerikës për zgjidhje me dy shtete./Arbresh.info
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë