Mikk Marran, drejtor i përgjithshëm i Bordit Informacionit, agjencia kryesore e inteligjencës në Estoni, është i shqetësuar për sigurinë e trupave ushtarake britanike që së shpejti do të vendosen në Estoni.
Ai ka theksuar se Rusia mund të përdorë agjentet seksi për të nxitur konflikt nëpër bare, transmeton arbresh.info.
Marran ka shtuar se provokimet e tilla mund të bëhen me qëllimin për të portretizuar trupat britanike si huliganë.
“Diku rreth 800 ushtarë të rinjë do të vendosen në Estoni. Ushtarët priten të ecnin edhe nëpër qytet nga baza e tyre ushtarake. Ndoshta edhe mund të futen nëpër klube të ndryshme. Prandaj ne nuk e përjashtojmë mundësinë që Rusia do të shfrytëzojë agjentet seksi për të nxitur konflikt”, ka thënë ai për Times.
Ai ka shtuar se Rusia do të shfrytëzojë agjentet edhe për të fituar qasje në llogaritë e rrjeteve sociale të ushtarëve.
Zyrtari ka vënë në dukje një incident të ngjajshëm në Letoni në vitin e kaluar, pasi dy ushtarë britanez të dehur ishin përleshur me një grup vendas. Ushtria britanike ka pohuar se ka filluar një hetim mbi incidentin dhe nëse e tërë kjo ishte një ‘komplot i Rusisë’.
Megjithatë, Marren deklaron se pas incidentit ‘fshihet Rusia’./Arbresh.info
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...