Edhe pse partitë shqiptare, janë marrë vesh që të bashkëpunojnë në mes vete, raportet në mes tyre po acarohen vazhdimisht.
Të shtunën, lideri i Lëvizjës për Reforma, Ziadin Sela , tha se janë marrë vesh që të formohet trupi i cili duhet të hartojë ligjin për gjuhën shqipe. Në afat prej tre ditësh , partitë duheshte të emerojnë personat që do të mirreshin me draftin e parë.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk do të realizohet meqenëse , partia Besa, nuk dëshiron që të ulet në të njejtën tavolinë me partinë Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, transmeton Gazeta Express.
“Ata që ishin fajtorët kryesor, të cilët Besës ja morrën dy deputet dhe ja dhanë VMRO-së, nuk kanë më ligjitimitet që ti përfaqësojnë shqiptarët e as që janë të denjë për të thirrur tryezë të rumbullakët me partitë tjera shqiptare në Maqedoni.”, shtojnë nga partia Besa.
Siç mësohet nga burime të ndryshme, thuhet se partia Besa, refuzon takim me BDI-në, sepse ndihen të dëmtuar nga rezultati zgjedhor prej të cilit fituan pesë deputet.
Ndërsa, partia Besa, doli superiore karshi BDI-së, sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale , në Tetovë, Gostivar dhe Çair.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...