Dy të arrestuar në ndeshjen Sutton – Arsenal

17:55 | 21 Shkurt 2017
Arbresh Info

Policia në Londër ka konfirmuar se janë bërë dy arrestime në fushë, e cila u pushtua nga turma e tifozëve, në ndeshjen ndërmjet Sutton United dhe Arsenalit në ‘FA Cup’.

Një person 27-vjeçar nga Morden është arrestuar pas hyrjes në fushë, por është liruar me kushtin që të paraqitet në gjykatë më 6 mars, transmeton portali arbresh.info.

Një tjetër 15-vjeçar është arrestuar gjithashtu për ndërprerjen që shkaktoi gjatë ndeshjes.

Qindra tifozë nga të dy skuadrat u futën në fushë pas përfundimit të ndeshjes, të cilën e fituan “Topçinjtë” me rezultat 2 me 0 pas golave nga Lucas Perez dhe Theo Walcott./arbresh.info

tifoz-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme