Merren masa për të strehuar familjet që ju shkrumbuan banesat në Gramsh

17:31 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputeti i Partisë Socialiste për Librazhdin, Taulant Balla, shprehu solidaritet me familjet e dëmtuara nga zjarri i një nate më parë në qytetin e Gramshit dhe premtoi se do te kërkohet një fond nga Këshilli i Ministrave për rindërtimin e banesave.

Në një postim në statusin e tij ne Facebook pasditen e së martës, Balla shprehet: “Solidaritet dhe mbeshtetje për familjet e qytetit te Gramshit, të cilave zjarri u shkatërroi mbrëmë banesat. Ndersa organet ligjzbatuese po identifikojne shkaqet, bashkë me Bashkinë Gramsh, Prefekturen Elbasan dhe Ministrine e Brendshme, po merren masat e para te kujdesit dhe ndihmave”.

“Ndërkohe, do të kërkojmë permes nje vendimi të posacem të Këshillit te Ministrave një fond për rindërtimin e banesave”, shkruan Balla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme