Ndërtimi i xhamisë në sheshin qëndror Taksim të Stambollit, projekti i diskutueshëm i presidentit Recep Tayip Erdogan, ka nxitur debat të madh publik.
Vinçat janë vendosur në shesh dhe çimento e parë u derdh në mënyrë modeste në buzë të sheshit edhe pse një gjë e tillë është pritë me protesta në shesh, transmeton portali arbresh.info.
Sheshi ka qenë qendër e protestave të mëdha anti-qeveritare në qershor të vitit 2013.
Planet për xhami në Taksim kanë qenë temë diskutimi për dekada, ndërsa mbështetësit e projektit kanë argumentuar duke thënë se nuk ka vende të mjaftueshme të adhurimit në afërsi të qendrës.
“Si dikush që e ka kaluar jetën në Taksim, e kam ndjerë gjithmonë mungesën e xhamisë këtu”, ka thënë tha Ahmet Misbah Demirçan, kryetari i qarkut përreth Beyoglu.
Erdogan, një mysliman i devotshëm, i cili shërbeu si kryetar i Stambollit në vitet 1990, ka argumentuar gjatë për një xhami në Taksim./Arbresh.info
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...