Kopshti japonez vret 57 majmunë sepse “ishin pushtuar nga gjenet aliene”

17:50 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një kopsht zoologjik japonez ka vrarë 57 majmunë të borës, gati një të tretën e këtyre gjallesave, sepse ishin pushtuar nga gjene aliene që do të thotë se kafshët ishin raca të përziera.

Mbajtësit e kopshtit kanë thënë se vrasja e tyre ishte e ligjshme, transmeton arbresh.info.

Incidenti ndodhi në kopshtin zoologjik Takagoyama në qytetin e Futtsu, në prefekturën Chiba, rreth 45km nga Tokio.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik zbuluan se nga 164 macaques japoneze (të njohur edhe si majmunët e borës), të paktën 57 ishin raca të përziera me macaques rezus.

Majmunët janë vrarë me injeksion vdekjeprurës, tha një zyrtar i Futtsu për AFP-në, duke shtuar se operatori zoologjik ka mbajtur një shërbim përkujtimor për majmunët në një tempull budist aty pranë.

Majmunët e përzier mes majmunëve të borës dhe atyre rhesus macaque konsiderohen një “specie pushtuese aliene” në Japoni, dhe vrasja e tyre ishte bërë për të për të mbrojtur mjedisin autokton./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme