Google ADS

Deputetët holandezë votojnë në favor të kultivimit të kanabisit

16:41 | 21 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Deputetët holandezë janë treguar toleranë mbi kultivimin e kanabisit. Ata kanë votuar në favor të kultivimit të kanabisit, lëvizje e cila mund të sjellë një paradoks kyç të politikës së relaksuar holandeze për marihuanë dhe hashash.

Blerja e marihuanës në sasi të vogla nëpër kafenetë e Holandës ka qenë toleruar për një kohë të gjatë, por kultivimi dhe shitja e saj në kafene të mëdha ka qenë e jashtëligjshme, transmeton portali arbresh.info.

Një shumicë të ngushtë e deputetëve në dhomën e ulët të Parlamentit të Holandës, kanë votuar në favor të ligjit të ri që do të zgjasë tolerancën për kultivuesit.

Projekt-ligji pritet të miratohet nga dhoma e lartë, ku ende mbetet e paqartë nëse do të mbështetet nga shumica e deputetëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme