Ish-trajneri i Sigal Prishtines me skuadër të re

16:36 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ish-trajneri i Sigal Prishtinës, Jeronimo Sarin, vetëm pak kohë ka mbetur pa skuadër.

Kjo për faktin se ai tashmë është në Shkodër, duke e marrë drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare, Vllaznia.

Të përkujtojmë me këtë rast se Vllazninë për një kohë e ka udhëhequr ish-basketbollisti i Bashkimit, Bledar Gjeçaj.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-gjyqtari i njohur i basketbollit kosovar, Arbnor Rifati, i cili tash punon si menaxher i basketbollit. /Sportali.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme