Eurodeputetja, njëherit edhe raportuesja për liberalizmi të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka ritheksuar se për liberalizimin vizave Kosova duhet t’i plotësojë dy kushte, votimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe lufta kundër korrupsionit.
Fajon ishte sot në një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane ku kryetarja e këtij komisioni Njomza Emini, ka thënë se në takim Fajon i ka bërë të qartë që vizat hiqen vetëm atëherë kur plotësohen dy kriteret e lartpërmendura.
Emini po ashtu ka lënë të kuptohet që çështjen e demarkacionit Qeveria mund ta sjell në seancën e ardhshme.
Emini: Presim që në seancën e radhës të vijë demarkacioni
“Mirëpo sa i përket ratifikimit kushtit të parë kjo është që presin prej neve ta bëjmë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës. …Ne i treguam sfidat dhe vështirësitë se a do të kaloj a jo dhe ajo mbetet gjithë këtë mesazh pak e mori nga kolegët tanë nga Komisioni parlamentar në momentin që do të kthehet në Bruksel t’i prezantoj sfidat të cilat ne vetëm i prezantuam para saj. Dhe tash të presim në seancën e radhës apo edhe kur të vij që duhet të ratifikojmë . Përndryshe është një mundësi dhe shans i fundit që unë mendoj si kryetare po flas nëse edhe këtë nuk e bëjmë atëherë ju e dini që janë edhe zgjedhjet në Gjermani, Holandë, Francë dhe mandej e kam dilemën a do të jemi më në fokus të diskutimeve në BE”, tha Emini.
Por deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, tha të kundërtën e koleges së saj duke thënë se demarkimi i kufirit nuk është kushti i vetëm, pasi që sipas saj është edhe kushti tjetër ai i luftimit të krimit dhe korrupsionit.
Kadrijaj: Në këtë formë të demarkimit Qeveria nuk i ka votat
“U fol për çështje të ndryshme ndër të tjera edhe çështja e liberalizimin e vizave dhe kriteret e pa plotësuar. Që në këtë rast me automatizëm po e hedhë poshtë, pretendimet e Qeverisë se për liberalizmi të vizave është veq një kusht. Që po thonë se është çështja e demarkimit që nuk është e vërtetë por është edhe kushti tjetër . Është kushti i luftimit të krimit dhe korrupsionit . Në fakt këta nuk po përzihen në çështjen a është demarkimi mirë kufiri por e kanë fut si kusht dhe ne normal si opozitë u munduam që me arsyetua si herëve të tjera se pse po kundërshtohet kjo formë e demarkimit…Më ketë formë Qeveria nuk do të ketë votat për demarkimin e kufirit në Parlamentin e Kosovës. Ne po kërkojmë që të gjendet një solucion ose të jepet një afat kohor ose le të shkohet në arbitrazh të gjendet një model për me kaluar prej kësaj krize. ”, tha Kadrija.
Sipas Kadriajt dje dhe sot u pa se njerëzit nuk janë të kënaqur me Komisionin që është emëruar nga vet Qeveria ku sipas saj dy persona kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se aty nuk po përcaktohet kufiri profesionalisht por politikisht.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...