Panairi i 17-të do të mbahet nga 2-7 qershor 2015 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të arrrirë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:
– 150-vjetori i lindjes së Zef Skiroit
– 100-vjetori i lindjes së Roland Barthes
– 100-vjetori i lindjes së Arthur Miller
– 100-vjetori i vdekjes së Josif Bagerit
– 95-vjetori i lindjes së Mark Krasniqit
– 20-vjetori i vdekjes së Anton Pashkut
Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit.
SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes www.panairilibrit.com .
SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 6 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:
– Prozë
– Poezi
– Kritikë/studime letrare/eseistikë/publicistikë
– Përkthim letrar
– Projektin kapital
si dhe shpallet:
– Shkrimtari i vitit (letërsi shqipe)
– Shkrimtari i vitit (letërsi e huaj)
– Stenda më e vizituar
Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.
Ceremonia e hapjes do të bëhet më 2 qershor, në orën 18:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt, traditë kjo e televizionit publik të Kosovës – RTK-së.
Panairi do të mbyllet më 7 qershor, në orën 18:00.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9,00-20,00.
Hyrja për vizitorë: Gratis!
Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.
Numri i titujve të rinj, rreth 1.100. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.000.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.
Historiku i Panairit
Shoqata e Botuesve të Kosovës është themeluar në janar të vitit 2000 dhe është e regjistruar në UNMIK si OJQ. Themelues dhe anëtarë të Bordit: Abdullah Zeneli (“Buzuku”), Daut Demaku (“Rilindja”), Mithat Lepaja (“Dija”), Eqrem Basha (“Dukagjini”) dhe Bajram Shatri (“Libri shkollor”).
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...