Google ADS

105-vjeçari nuk dorëzohet, ndjek ligjeratat për doktoraturë

16:03 | 21 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Zhao Muhe është një burrë 105-vjeçar nga Tajvani. Ai është vlerësuar si model për t’u ndjekur, pasi motoja e tij është që ‘nuk është kurrë vonë për të mësuar’.

Tani ai është duke ndjekur një klasë të auditimit në Universitetin Kombëtar në Tajvan, pasi po përgatitet që të marrë edhe diplomën e doktoraturës, shkruajnë mediat kineze, transmeton portali arbresh.info.

zhaooo

Zhao hyri në Universitetin Kombëtar në Tajvan në vitin 1999. Nuk e humbi asnjë ditë mësim dhe çdo ditë ka udhëtuar me biçikletë. Ai ka studiuar gjatë natës dhe ka diplomuar në moshën 91-vjeçare.

zhao3

Disa vite më vonë, Zhao vendosi që të vazhdojë studimet. Ai kaloi provimin pranues për master dhe mori diplomë dy vjet më vonë.

Në moshën 98-vjeçar ai theu rekordin Guinness si student pasuniversitar më i vjetër në botë.

zhao2

Zhao ka lindur në provincën Shandong në vitin 1912. I ndikuar nga kultura tradicionale kineze, ai studio në një shkollë private dhe fillojë të studiojë kaligrafi. Me vitet e praktikës është bërë mjeshtër i kaligrafisë. Gjatë dekadave, ai ka dhuruar shuma të mëdha parash të ngritura nga organizatat bamirëse të kaligrafisë për njerëzit në nevojë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme