Trump viziton muzeun e historisë Afrikano-Amerikane

16:38 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump ka Vizitar Muzeun Kombëtar të Historisë dhe Kulturës së Afrikano-Amerikanëve. Presidenti shëtiti muzeun me një grup personash në mesin e të cilëve ishin edhe Ben Carson dhe Gruaja e tij Candy, vajza e presidentit Ivanka, ndihmësi Omarosa Maingault dhe stafi i muzeut.

Trump tha për muzeun: “Sinqerisht, ky është fantastik”, transmeton arbresh.info.

Muzeu përfshinë edhe një ekspozitë dedikuar rritjes së Carson që nga varfëria në një neurokirurg të shquar.

Carson ishte një nga rivalët e Trump dhe ai është zgjedhja e presidentit si sekretar i ardhshëm i Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

Gruaja Trump, Melania Trump, vizitoi muzeun javën e kaluar me Sara Netanyahu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme