Presidenti i Azerbajxhanit ka emëruar gruan e tij si zv.presidente të parë të vendit, në përputhje me hierarkinë e pushtetit në vend.
Ilham Aliyev, e ka emëruar gruan e tij Mehriban në këtë post pas një referendum kushtetues që u mbajt në shtator të vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Mehriban, e cila u martua me burrin e saj në moshën 19- vjeçare, ka diplomuar për degën e mjeksisë dhe ka shërbyer më parë si deputete në vend.
Detyra e saj re është të marrë nën kujdes presidencën e vendit, nëse presidenti nuk është në gjendje të kryejë detyrat sipas kushtetutës.
Kritikët e presidentin kanë theksuar se referendumi i shtatorit dhe zgjatja e mandatit të tij si president nga pesë në shtatë vjet, nuk është asgjë më shumë se sa zgjerim i dinastisë së tij.
Aliyev pasi babain e tij në vitin 2003, i cili e kishte sunduar Azerbajxhanin si shefi i parë i Partisë Komuniste. Aliyev dhe gruaja e tij kanë dy vajza dhe një djalë./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...