Kryetari i Kuvendit te Republikës Kosovës, Kadri Veseli, ka vazhduar agjendën e tij në Tiranë, me takimin radhës që zhvilloi me kryetarin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
Kryetari Veseli ka falenderuar kreun e partisë çame për qëndrimet e tij në mbrojtje të interesave të Kosovës në forume dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht siç tha ai në Këshillin e Evropës, duke e konsideruar atë një zë të rëndësishëm të së drejtës së shtetit të Kosovës për t’u bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.
Shpëtim Idrizi, nga ana e tij, u shpreh i nderuar qe pati rastin të pres në takim kreun e Kuvendit të Kosovës, vetëm disa ditë pas shënimit të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ngjarje kjo të cilën ai e konsideroi më të rëndësishmen për popullin shqiptar, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...