Google ADS

Norvegjia dëshiron të përfshihet në bisedimet për Brexit

15:40 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Norvegjia do të dëshironte të përfshihej në bisedimet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian për Brexit-in, ka thënë një ministër i qeverisë.

Shteti nordik nuk është anëtar i BE-së por paguan për qasje në tregun e përbashkët nëpërmes marrëveshjes së Zonës Ekonomike Evropiane (EEA), transmeton arbresh.info.

“Ne do të dëshironim të kishim mundësinë të përfshiheshim në marrëveshjet e BE-së dhe Britanisë për tregun e brendshëm, atë permanent dhe atë tradicional”, ka thënë ministri i Frank Bakke-Jensen në një fjalim për ambasadorët e Bashkimit Evropian në Oslo.

Në gusht Norvegjia tha se do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje mes Oslos dhe Londrës dhe kjo marrëveshje nuk do të vinte menjëherë pas procesit të Brexit-it prandaj kërkon të jetë pjesëtare e negociatave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme