Dy vite më herët, kërkuesit nga kompania “Kaspersky Lab” që janë me bazë në Moskë të Rusisë kishin zbuluar se rrjeta e tyre është infektuar me një “malware” (virus), të cilin nuk e kishin parë ndonjëherë.
I gjithë kodi që përdoret nga ky virus është i ngarkuar në memorie të kompjuterit të infektuar, metodë kjo që e ka bërë këtë virus të pazbuluar për më tepër se gjashtë muaj. Kaspersky pas një kohe e ka zbuluar që ky virus misterioz i ashtuquajtur Duqu 2.0 rrjedh nga Stuxnet, nga krimbi (Worm) më i sofistikuar që është krijuar ndonjëherë, të cilin e kanë krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli për t’a shkatërruar programin nuklear të Iranit.
Ky virus i ri i cili për dallim prej viruseve tjera nuk e ka për bazë skedarin (fajllin), është shpërndarë në të gjithë botën. Hakerët për qëllime të përfitimeve financiare e kanë ri-modeluar këtë virus dhe e kanë shpërndarë atë, duke arritur që të infektojnë mbi 140 banka në tërë botën. Por duke pasur parasysh teknikën që përdor ky virus duke u ruajtur vetëm në memorie të kompjuterëve që e bëjnë atë, pothuajse të pazbulueshëm, atëherë lirisht mund të konstatojmë se numri i institucioneve bankare të infektuara është shumë më i madh, shkruan portali arbresh.info.
E veçantë tjetër e këtij virusi dhe që e bënë atë vështirë të zbulohet është edhe metoda që përdoret për t’u vendosur në memorie të kompjuterëve të infektuar. Ai përdor vegla legjitime dhe shumë të njohura të cilat i përdorin Administratorët e Sistemeve apo Ekspertët e Sigurisë siç janë PowerShell, Metasploit apo MimiKatz për t’u vendosur në memorie të kompjuterëve.
Eksperti i sigurisë nga “Kaspersky Lab”, Kurt Baumgartner, thotë: “Interesante është se këto sulme janë duke ndodhur në të gjithë botën dhe fatkeqësisht, institucionet bankare nuk janë të përgatitura për të vepruar në rast të sulmeve të tilla.”
Ai gjithashtu thotë se: “Personat që fshihen prapa këtij virusi, janë duke përdorur atë që të nxjerrin para nga ATM-të, pa pasur nevojë të fusin kartelë brenda.”
Emri i 140 institucioneve bankare të infektuara nuk është bërë i ditur, por numri më i madh i tyre janë nga SHBA-të, Franca, Ekuadori, Kenia dhe Britania e Madhe./arbresh.info
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...