Një letër plotë ankesa ndaj sistemit gjyqësori është adresuar ditën e sotme në emër të Presidentit të Shtetit Bujar Nishanit.
Janë familjarët e viktimave te masakrës së ndodhur në prill të vitit 2015 në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërsa mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Duket se familjarët e viktimave nuk janë pajtuar me procesin gjyqësor, duke deklaruar se ai është i korruptuar.
LETRA:
Drejtuar Presidentit te Republikes Shqiperise Zotit Bujar Nishani
Per dijeni Kryetarit te gjykates se larte te Republikes Shqiperise, Zotit Xhezair Zaganjori
Ne qe po ju shkruajme jemi dy familjet e dy viktimave, ngelur te vrare ne date 07/04/2015 ne lagjen “Cole” te Vlores, perkatesisht HAKI RAKIPI dhe ARDI VELAJ.
Mendojme se ne zhvillimin e gjyqit ne gjykaten e larte ka korrupsion dhe femijet tane po i vrasin per te dyten here. Prokuroria prane Gjykates se rrethit Vlore mbasi mbaroi hetimet çoi per gjykim 3 persona (2 nga te cilet ne arrati) me akuzen e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese te kryer ndaj dy ose me shume personave, te kryera ne bashkepunim dhe arme mbajtje pa leje ne ambjente publike, te parashikuara nga nenet 79/ 25 dhe 278/5 te kodit penal. Kjo akuze eshte per te tre bashkepuntoret ne kete masaker.
Gjykata denoi per tre vrasje (2 nga te cilet djemte tane, qe pervecse goditjeve te tjera, jane jane ekzekutuar edhe me nga nje plumb ne koke). 1.Aleksander LLANAJme burgim te perjetshem 2.Bertil ALLIA me 35 vjet burgim 3.Ani BEGAJ me 35 vjet burgim Te tre keta kriminele me gjithe provat e paraqitura nga akuza, nuk bashkepunuan me prokurorine AS ME gjykaten , avokatet e tyre kerkuan pafajesi dhe nga gjykata ju dha Gjykim I shkurtuar? Vendimi me nr.24 dt.20/01/2016 u apelua dhe nga Gjykata e Apelit Vlore e cila la ne fuqi vendimin e shkalles se pare, Vendimi nr.600 dt. 01/11/2016 Prokurori i Apelit Vlore beri rekurs ne Gjykaten e Larte ne dt.01/11/2016. Zoterinj te nderuar , ne familjaret e dy viktimave Haki Rakipi dhe Ardi Velaj jemi shume te shqetesuar pasi nga dita e rekursit pra 01/11/2016 dhe deri me dt.12/02/2017 qe u zhvillua senca e pare ne Gjykaten e Larte eshte nje kohe jashtezakonisht e shkurter per te kaluar letrat dhe bie era e nje korrupsioni masive.
E dyta trupi gjykues i rene ne short per gjykimin qe filloi ne dt. 15/02/2017 eshte Guxim zenelaj Relator Edmond Islamaj Shkelqim Selimi Artan Zeneli Tom Ndreca Séanca tjeter per marje vendimi eshte ne dt 23/02/2017 ora 12.00. Ne dt 13/01/2016 eshte marre vendim ne emer te republikes nr.00-2016.1(6) objekti: zevendesim mase sigurie per 2 te pandehurit(sot te denuar ne mungese) nga po ky grup gjyqtaresh. Pra shorti edhe ketu paska koinciduar? Ne mendojme qe i njejti trup gjykues nuk duhet te gjykoj te njejten ceshtje dy here. Por shqetesimi yne kryesor eshte se prokurori i seances ne Gjykaten e Larte z. Artur Selmani rrezoi akuzen e ngritur nga Prokuroria e shkalles se pare Vlore dhe ajo e Apelit po ne Vlore. Ne nuk kemi asnje dokument ne dore por me sa degjuam ne salle vet avokati mbrojtes I te denuarve ne diskutimin e bere disa here ju referua fjales se z. Selmani.
Vet gjyqtaret u habiten me mbrojtjen qe prokuroi ju beri te denuarve per krime makabre. Jemi te shqetesuar se akoma spo kuptojme si familje pse ndodhi gjithe kjo masaker, nuk del ne asnje shprehje pse u ekzekutuan 2 djem qe askujt nuk i kishin bere dem. E dim qe jemi te vonuar ne kohe por gjithesesi ne presim nga drejtesia dhe sidomos te organi i akuzes te cilin ju drejtoni. Ju lutemi edhe njehere te merrni ne shqyrtim ceshtjen pasi koha eshte shume e shkurter deri ne daten 23/02, date ne te cilen do te merret vendimi.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...