Google ADS

Ja sa shtetas të Kosovës janë në listën e të kërkuarve nga Serbia!

14:49 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Përmbushja e kriterit për luftën kundër korrupsionet për liberalizim të vizave , mungesa në strategjinë legjislative e ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, rasti i mos arrestimit të zyrtarëve të lartë siç është ai i kryetarit të komunës së Prizrenit , Ramadan Muja, ishin disa prej shumë pyetjeve të deputetëve të Komisionit Integrime Evropiane drejtuar ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Hoxha nuk ka dashur që të përmend emrat e personave, por që sipas saj nuk mund të ndërhyjë në gjyqësi dhe po ashtu tha se ka mangësi ligjore e cila e rregullon çështjen e suspendimit të zyrtarëve të lartë. Ndërsa për ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme Hoxha tha se janë në konsulta që këtë ligj ta fuqizojnë me ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës.

“Kanë qenë këto mangësi në ligjin dhe kornizën legjislative e cila na ka shtyrë që të konsiderojmë dhe shqyrtojmë shumë seriozisht me gjithë përkushtimin procedurat të cilat e rregullojnë çështjen e suspendimit të zyrtarëve të lartë publik…Duam ta rregullojmë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë që çdo kush të trajtohet i barabartë para ligjit dhe mos të lejojmë të kemi standarde të dyfishta për asnjë zyrtar apo asnjë individ. Jemi duke e shqyrtuar mundësinë që këto dispozita t’i fuqizojmë në kuadër të Kodit Penal dhe mos të kemi ligj të veçantë i cili pastaj do të krijonte arsyetime nga pjesë e gjyqësorit apo prokurorisë….Qasje të drejtë në drejtësisë , e përmendet çështjen  e paraburgimit në Prizren. Sa i përket agjendës së strategjinë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është e vërtet se në vitin 2017 nuk do të kemi në agjendë për shkak se edhe për këtë ligj në konsultim me ekspertët me të gjithë përfaqësuesit në kuadër të sektorit të sundimit të ligjit,  gjegjësisht sektorit të drejtësisë kemi ardhur në përfundim se dispozitat të cilat e rregullojnë çështjen e konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme do të jenë në kuadër të Kodit Penal “, tha Hoxha.

Sa i përket çështjes së të Hoxha ka thënë se janë duke punuar që të fuqizohet koordinimi ndërinstitucional dhe lidhje me këtë ka  qenë problem buxheti. Ndërsa për trajtimin rasteve të korrupsion që janë kusht për liberalizim të vizave, ajo tha ato janë në diskrediton të plotë të pavarësisë së tyre. Sipas saj ka pasur progres kohët e fundit, por me këtë përgjigje e pakënaqur është shprehur deputetja Donika  Kadaj Bujupi.

Ajo kërkoi të dijë se cili është dallimi mes hetimit, akuzës dhe dënimit , pasi sipas Kadaj –Bujupit , Hoxha po i ngatërron në deklarata publike.

“Disa herë ju thatë që nuk duani të përziheni në prokurori dhe gjykata sepse janë degë të ndara. …Ndërkohë që keni kërkuar hetime ndaj avokatit dhe mjekëve  ligjorë në rastin e Astrit Deharit . A nuk ka qenë kjo ndërhyrje flagrante nga ana e juaj në drejtësi “, tha Kadaj Bujupi.

Time Kadrija, anëtarë e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, ka kërkuar të di angazhimet e Ministrisë  për rastin e Haradinaj.

Hoxha tha se e din shumë mirë dallimin me s hetimit e aktakuzave,  por sipas saj janë të tjerët që po i ngatërrojnë.

Po ashtu ajo ka thënë se për rastin Dehari ka shtruar kërkesë që të hetohen pista të reja pasi ka pasur deklarata se ai është vrarë. Po ashtu ajo ka thënë se për rastin e Haradinajt   kanë dërguar disa kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë në Francë por që nuk kanë marrë përgjigje.

“Me të vërtet nganjëherë po e fitoj përshtypjen se janë të tjetër të cilët nuk po e dallojnë ndaj hetimeve apo aktakuzave ….Edhe këtu nuk është mirë me përmend emra sepse nuk është aspak e vërtetë .Kërkesa ime ka qenë që të hetohet pista të reja edhe pse kjo me Kodin Penal  është çështje mjaft mirë e qartësuar. Sa i përket rastit  Hardadinaj i kam dërguar disa kërkesa Ministrisë së Drejtësisë atje , dhe kemi përfunduar edhe me anën e provave të duhura se si është vepruar nga shteti i Kosovës në raste të mëparshme . të cilat janë ndjekur. Kam kërkuar gjithashtu edhe takim me ministrin e Drejtësisë nuk kemi marrë konfirmim për takim. Jemi në kontakte të vazhdueshme “, tha Hoxha.

Ndërsa sa i përket pastrimit të listave të personave të kërkuar me fletarreste të Serbisë, Hoxha  tha se edhe para se me ndodhë ky rast në nëntor  të vitit 2016 ka  kërkuar  pastrimin e listës. Për momentin janë 22 individë që janë në kërkim nga Serbia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme